E kërkon Bayerni, Milan i vendos çmimin Maignan

Milan i vendos çmimin Maignan pas interesimit nga Bayerni.

Gardiani i Milanit, Mike Maignan, është njëri nga portierët më të mirë në Botë për momentin dhe interesimi për shërbimet e tij është i madh.

Sipas raportimeve të fundit nga Gjermania, Maignan ka përfunduar në shënjestrën e Bayernit.

Bayern Munchen është në merkato më shumë se kurrë për një portier. U raportua se kampionët e Gjermanisë janë në ndjekje të gardianit Kepa Arrizabalaga, por jo vetëm.

Siç raporton “Bild”, në shënjestrën e Bayern Munchen është dhe Mike Maignan i Milanit. Megjithatë, bavarezët ende nuk kanë bërë një ofertë zyrtare për gardianin francez.

Sipas Tuttosport, Rosonerët janë të gatshëm ta lënë të lirë Maignan të largohet për 100 milionë euro.

Mbetet ta shohim nëse Bavarezët janë të gatshëm ta paguajnë një shifër të tillë për portierin francez.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here