E bujshme: Reali transferon yllin e Milanit për €50M

Los Blancos ia rrëmbejnë yllin Rosonerëve.

Reali e ka nisur me fitore sezonin e ri duke e mposhtur Athletic Bilbaon me rezultat 2-0, por lëndimi i Eder Militaos ka zbehur fillimin e mirë të Los Blancos.

Qendërmbrojtësi brazilian ka pësuar një lëndim në ligamentet e gjurit dhe do të qëndrojë jashtë fushave për gjashtë muaj.

Madrilenët janë vënë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, ylli i Milanit ka përfunduar në shënjestrën e Ancelottit.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Milanit, Malick Thiaw i cili po shkëlqen me fanellën e Rosonerëve.

Reali ka kontaktuar agjentin e Thiaw dhe së shpejti pritet që të nisin bisedimet me Milanin.

Rosonerët janë të gatshëm ta lënë të lirë për 50 milionë euro, shifër kjo aspak problematike për Realin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here