BOMBA E MERKATOS: Milan transferon yllin e Juventusit

Lajm bombastik nga Italia, Milan transferon yllin e Juventusit.

Pas shumë transferimeve me peshë në këtë merkato vere, Milani tashmë kërkon të përforcojë ende vijën e sulmit.

Milani kërkon një qendërsulmues dhe sipas raportimeve të fundit ylli i Juventusit, Moise Kean ka përfunduar në shënjestrën e Rosonerëve.

Sipas Sky Sport, Milan synon huazimin e Kean me opsion blerjeje, që mund të bëhet i obligueshëm në rast se plotësohen disa kushte.

Kean nuk bën pjesë në planet e Allegrit dhe drejtuesit e kanë nxjerrë në shitje 23-vjeçarin.

Sky Sport, shkruan se Rosonerët i kanë ofruar Juventusit 5 milionë euro për huazimin e Kean, por Biankonerë preferojnë shitjen e tij këtë verë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here