BOMBA E MERKATOS: Sergio Ramos transferohet në Serie A

Lajm bombastik nga Italia, Sergio Ramos transferohet në Serie A.

Qendërmbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos bëri bujë të madhe në verën e vitit 2021 kur pas 16 sezoneve u largua nga Reali dhe vendosi që karrierën ta vazhdojë te PSG.

Por Ramos dhe PSG vendosën që të mos e vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre dhe 37-vjeçari njofti largimin nga Parku i Princave.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Ramos mund ta vazhdojë karrierën në Serie A, pasiqë dy gjigantë italian synojnë transferimin e tij.

Sipas Calcio Mercato, Inter dhe Milan do të duelojnë për shërbimet e spanjollit. Klubet nga Milano janë në kërkim të përforcimeve në repartin e mbrojtjes dhe e kanë identifikuar Ramos si përforcimin ideal.

Milan apo Inter, mbetet ta shohim se ku do të transferohet Ramos deri në fund të merkatos.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here