Favorit për Scudetto, Juventus transferon tre yje për €100M

Giuntoli nis sulmin, Juventus transferon tre super yje.

Juventus e ka nisur me fitore sezonin e ri duke e mposhtur Udinesen në transfertë me rezultat 3-0.

Skuadra e Allegrit shkëlqeu ndaj Udineses, por drejtuesit janë të vetëdijshëm se për të fituar Scudetton skuadra ka nevojë edhe për disa përforcime.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Juventus synon të transferojë edhe tre yje deri në përfundim të merkatos.

Biankonerët arkëtuan 20 milionë euro nga shitja e Denis Zakaria te Monaco dhe pritet të arkëtojnë edhe 80 milionë euro nga shitja e Weston McKennie, Matias Soule, Moise Kean dhe Filip Kostic.

Me paratë e arkëtuara nga shitja e tyre, Juventus ka vendosur që të transferojë Domenico Berardin, Romelu Lukakun dhe Khephren Thuram.

Në rast se ky operacion realizohet, Biankonerët do të jenë favorit për ta fituar Scudetton.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here