Arrihet marrëveshja, Alexis Sanchez rikthehet në Serie A

Lajm i bujshëm nga Italia, Alexis Sanchez rikthehet në Serie A.

Sulmuesi kilian, Alexis Sanchez u largua nga Interi verën e shkuar për ta vazhduar karrierën në Ligue 1 tek Olympique Marseille.

Sanchez shkëlqeu te Marseille duke realizuar 18 gola dhe 3 asistime në 44 ndeshje të luajtura, por kjo nuk mjaftoi që drejtuesit tia rinovojnë kontratën.

Kiliani është futbollist i lirë dhe sipas raportimeve të fundit do të rikthehet në Serie A.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter dhe Sanchez kanë arritur marrëveshje për rikthimin e tij në Milano.

Sanchez do ta zërë te Interi vendin e Correas, i cili është pranë transferimit te Marseille.

Sipas Calcio Mercato, Sanchez do të fluturojë nesër drejt Milanos për të kryer vizitat mjekësore.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here