Inter siguron goditjen e rradhës në merkato.
Pas përforcimeve si Marcus Thuram, Yann Sommer, Yann Bisseck, Davide Frattesi, Juan Cuadrado dhe Marko Arnautovic, Inter nuk do të ndalet me kaq.
Në organikën e Simone Inzaghit tashmë pritet të vijë edhe një tjetër super përforcim.
Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Alexis Sanchez do të rikthehet te Interi.
Sanchez dhe Inter kanë arritur marrëveshje afatshkurte dhe kiliani do të rikthehet në Meazza si futbollist i lirë.