Akordi shumë pranë, Milan me bomber të ri

Milan ka gati goditjen finale për këtë afat kalimtar.

Pas përforcimeve në merkato si Pulisic, Loftus-Cheek, Romero, Sportiello, Reijnders, Okafor, Chukwueze dhe Yunus Musah, Milani nuk do të ndalet me kaq.

Në organikën e Stefano Piolit tashmë pritet të vijë edhe një tjetër super përforcim për repartin e sulmit.

Rosonerët janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe sipas rapotimeve të fundit e kanë gjetur profilin e duhur në Francë.

Sipas mediave italiane, Milan ka vendosur që ta transferojë qendërsulmuesin e PSG, Hugo Ekitike.

Rosonerët janë në bisedime me PSG për huazimin e 21-vjeçarit dhe janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes.

Ekitike pritet t’i bashkohet Milanit në formë huazimi dhe Rosonerët do të kenë edhe opsion blerjeje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here