Divock Origi largohet nga Milani, por mbetet në Serie A.
Sulmuesi belg, Divock Origi, bëri bujë të madhe verën e shkuar kur u transferua te Milani me parametra zero.
Origi u transferua në San Siro si një përforcim i madh, por mund të konsiderohet si dështimi më i madh i Milanit ndër vite.
Belgu ka luajtur vetëm 881 minuta dhe ka arritur të realizojë 2 gola me Rosonerët. Ai nuk bën pjesë në planet e Piolit për sezonin aktual dhe në dy ndeshjet e para është lënë jashtë skuadre.
Calcio Mercato, shkruan se Origi ka përfunduar në shënjestrën e Udineses pas largimit të Beto.
Bisedimet me Milanin kanë filluar dhe javën e ardhshme Origi sipas të gjitha gjasave do të transferohet në Dacia Arena.