Super shkëmbim: Milan transferon yllin e Serie A

Projektohet super shkëmbimi, Milan transferon yllin e Serie A.

Pas përforcimeve në merkato si Pulisic, Loftus-Cheek, Romero, Sportiello, Reijnders, Okafor, Chukwueze dhe Yunus Musah, Milani nuk do të ndalet me kaq.

Në organikën e Stefano Piolit tashmë pritet të vijë edhe një tjetër super përforcim për repartin e mesfushës.

Sipas Calcio Mercato, Milan dhe Bologna kanë nisur bisedimet për të shkëmbyer Alexis Saelemaekers me Nicolas Dominguez.

Saelemaekers ka përfunduar në shënjestrën e Bolognas dhe Rosonerët në këmbim ia kanë kërkuar kartonin e mesfushorit argjentinas Dominguez.

Calcio Mercato, shkruan se marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi, pasiqë vlera e lojtarëve në treg është e njejtë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here