Nuk mbaron me Brozovic, një tjetër yll i Interit transferohet në Arabi

Arabët për shopping te Interi.

Pas transferimit të Marcelo Brozovic te Al Nassr për 18 milionë euro, një tjetër yll i Interit ka përfunduar në orbitën e skuadrave arabe.

Sipas Calcio Mercato, Henrikh Mkhitaryan është futbollisti i rradhës i cili mund të transferohet në Arabinë Saudite.

Mkhitaryan u transferua te Interi verën e shkuar me parametra zero dhe me fanellën e Neroaxurëve ka realizuar 5 gola.

Calcio Mercato, shkruan se disa skuadra arabe kanë shfaqur interesim për armenin dhe janë të gatshme të ofrojnë 15 milionë euro për kartonin e tij.

Inter vështirë se do ta refuzojë një ofertë të tillë, pasiqë kontrata e Mkhitaryan skadon verën e ardhshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here