BOMBA E MERKATOS: Inter transferon yllin e Milanit

Lajm bombastik nga Italia, Inter ia rrëmben yllin Milanit.

Inter sonte do të përballet Cagliarin në transfertë në kuadër të xhiros së dytë në Serie A.

Përveç rezultateve në fushë, drejtuesit po punojnë për ta përforcuar ende skuadrën para mbylljes së merkatos.

Goditja e fundit për këtë merkato pritej të jetë Benjamin Pavard, por Bayerni është duke bllokuar transferimin e francezit në Meazza dhe drejtuesit kanë kthyer vëmendjen kah ylli i Milanit.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter synon transferimin e Pierre Kalulus nga Milani.

Kalulu ka rënë në plan të dytë këtë sezon, pasiqë Pioli preferon ta aktivizojë Calabrian dhe nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Interi.

Zikaltërit janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro për Kalulun, por Milani vështirë se do të pranojë ta shesë francezin te rivalët e tyre të përjetshëm.

Oferta e Interit është mjaftë tunduese, pasiqë Rosonerët e transferuan Kalulun për 1.3 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here