Arrihet marrëveshja, Milan siguron bomberin e ri

Milani ka kryer edhe goditjen e dhejte ne merkato duke vendosur qershine mbi torte dhe duke rrembyer me nje vlere thuajse sa gjysma qe kerkonte Porto ne fillim (30 mln euro) per Mehdi Taremin.

Sulmuesi i Iranit dhe i Portos do te vishet kuqezi per nje shifer qe duhet te jete 15 mln euro dhe bonuse per te prekur thuajse 20 mln eurot ne total. Kontrata per 3 vite plus dhe nje tjeter shtese. Sonte do te behet shkembimi i dokumenteve.

Taremi eshte nje golashenues i Portos i cili ka shenuar mbi 150 gola ne karrieren e tij edhe pse e ka nisur nga Irani karrieren duke kaluar ne Katar nje sezon per te shkuar me pas ne Portugali te Rio Aves dhe me pas Porto, ku ka qene sulmuesi kryesor ne keto vitet e fundit, duke rezultuar vendimtar edhe ne Champions me mbi 20 ndeshje te luajtura.

Sipas Opta, që nga debutimi i tij portugez në Primeira Liga (2019/20), Mehdi Taremi është lojtari që ka shënuar më shumë gola në kompeticion (76, të paktën 20 më shumë se çdo lojtar tjetër).

Do te jete zevendesi ose kloni i Olivier Giroud, duke u alternuar, duke qene me karakteristika thuajse te ngjashme. Taremi refuzoi ofertat arabe ne fund te qershorit dhe rroga shume me te larta sepse donte te ishte ende ambicjoz ne Europe dhe pikerisht Milani ishte zgjidhja e tij finale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here