Shkëmbim spektakolar, Morata rikthehet në Serie A

Alvaro Morata rikthehet në Serie A.

Sulmuesi i Atletico Madrid, Alvaro Morata, është njëri nga lojtarët më të përfolur këtë merkato, pasiqë është i lidhur me një rikthim në Itali.

Morata ishte i lidhur me Milanin, Romën, Interin dhe së fundmi me Juventusin. Spanjollit i skadon kontrata me Atleticon verën e ardhshme.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Juventus dhe Atletico Madrid kanë gati super shkëmbimin.

Sipas Calcio Mercato, Juventus ia ka ofruar Atleticos kartonin e Filip Kostic në këmbim të Moratas.

Madrilenët janë të hapur për këtë shkëmbim dhe marrëveshja pritet të arrihet deri në fund të merkatos.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here