Thellësia e skuadrës së Interit pas transferimeve të verës është e jashtëzakonshme (FOTO)

Interi ka qenë shumë aktiv në afatin kalimtar të verës duke bërë disa transferime të mëdha duke synuar kështu fitimin e Scudettos. 

Klubi Neroaxur ka bërë shumë ndryshime duke larguar disa lojtarë, por edhe duke afruar disa tjerë në pozita të rëndësishme.

Romelu Lukaku, Milan Skriniar, Edin Dzeko, Marcelo Brozovic, Samir Handanovic, Danilo D’Ambrosio dhe Joaquin Correa u larguan nga Interi.

Megjithatë Interi transferoi plotë 11-të lojtarë: Davide Frattesi, Marcus Thuram, Yann Sommer, Benjamin Pavard, Juan Cuadrado, Alexis Sanchez, Marko Arnautovic, Davy Klaassen, Emil Audero, Carlos Augusto dhe Yann Bisseck.

Por, si do të luajë Inzaghi dhe a ka zgjidhje të mjaftueshme në formacionin e tij.

Në publikimin e mediave italiane, skuadra e Interit shihet me një thellësi të jashtëzakonshme me Inzaghin që do të ketë zgjedhje të shumta.

Është e rëndësishme që lojtarët të pësojnë pak lëndime këtë sezon. Përndryshe, do të ishte e vështirë të konkurrosh për të gjithë trofetë në të njëjtën kohë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here