BOMBA E JANARIT: Matthijs de Ligt huazohet në Serie A

Lajm bombastik nga Italia, De Ligt rikthehet në Serie A.

Qendërmbrojtësi holandez, Matthijs de Ligt sezonin e ri nuk e ka nisur mirë, pasiqë ka rënë në plan të dytë.

Pas transferimit të Kim Min-Jae, trajneri i Bavarezëve Tuchel preferon që në mbrojtje të luaj me koreanin dhe Upamecanon.

De Ligt ka luajtur vetëm 77 minuta në sezonin e ri dhe holandezi dëshiron largimin nga Bayerni në janar.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se De Ligt mund të rikthehet në Serie A.

Sipas Calcio Mercato, Juventus dhe Milan kërkojnë të përfitojnë nga kjo mundësi dhe synojnë huazimin e holandezit në merkaton e janarit.

Biankonerët konsiderohen favorit për huazimin e De Ligt, pasiqë holandezi do të jetë titullar tek Zonja e Vjetër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here