Mjeshtër në zanatin e tij, Marotta transferon yllin e Bayernit me parametra zero

Një tjetër kryevepër nga Marotta.

Inter ishte skuadra më aktive gjatë merkatos së verës duke kryer plot 11-të përforcime.

Arkitekti i Interit të ri, Beppe Marotta edhe këtë verë arriti të sigurojë transferime me kosto zero si Thuram, Cuadrado dhe Alexis Sanchez, ndërsa mediat italiane kanë zbuluar bombën për merkaton e verës së vitit 2024.

Sipas Calcio Mercato, Marotta verën e ardhshme synon ta sjell te Interi sulmuesin e Bayernit, Thomas Muller.

Sulmuesit gjerman i skadon kontrata me Bavarezët verën e ardhshme dhe Marotta synon të përfitojë nga kjo mundësi.

Inter pritet ta humbasë Mkhitaryan verën e ardhshme dhe Marotta e ka piketuar gjermanin si zëvendësuesin ideal.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here