Zbulohet strategjia e Piolit për ta ndalur dyshen Thuram-Lautaro

Inter dhe Milane mbyllën javën e tretë të Serie A me pikë të barabarta, ndërsa ndodhen në krye të renditjes.

Dy skuadrat milaneze, protagoniste të një fillimi të shkëlqyer të sezonit, arrijnë kështu në pushimin prej kombëtareve, të lumtura.

Tre fitore në tre ndeshje për të dyja skuadrat dhe për atë të Simone Inzaghit ashtu edhe për atë të Stefano Piolit.

Kur të rifillojë kampionati, ndeshja e parë që i pret, e vlefshme për javën e katërt është derbi i “Madonnina-s”.

Gazzetta dello Sport, ka zbuluar se Pioli ndaj Interit në mbrojtje do të rreshtojë dyshen Thiaw-Kalulu.

Thiaw-Kalulu është kundërpërgjigjia e Piolit për dyshen e Interit, Thuram-Lautaro, e cila po shkëlqen këtë sezon. Kalulu do ta zërë vendin e Tomorit, i cili është i suspenduar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here