Milan ka qenë shumë aktiv në afatin kalimtar të verës duke bërë disa transferime të mëdha duke synuar kështu fitimin e Scudettos.
Rosonerët kanë bërë shumë ndryshime duke larguar disa lojtarë, por edhe duke afruar disa tjerë në pozita të rëndësishme.
Sandro Tonali, Zlatan Ibrahimovic, Brahim Diaz, Junior Messias, Alexis Saelemaekers, Charles De Ketelaere, Divock Origi, Tatarusanu dhe Ballo Toure u larguan nga Milani
Megjithatë Milani transferoi plotë 10-të lojtarë: Christian Pulisic, Ruben Loftus-Cheek, Tijjani Reijnders, Noah Okafor, Samuel Chukwueze, Yunus Musah, Cristian Romero, Luka Jovic, Marco Sportiello dhe Marco Pellegrino.
Por, si do të luajë Pioli dhe a ka zgjidhje të mjaftueshme në formacionin e tij.
Në publikimin e mediave italiane, skuadra e Milanit shihet me një thellësi të jashtëzakonshme me Piolin që do të ketë zgjedhje të shumta.
Është e rëndësishme që lojtarët të pësojnë pak lëndime këtë sezon. Përndryshe, do të ishte e vështirë të konkurrosh për të gjithë trofetë në të njëjtën kohë.