BOMBA E JANARIT: Theo Hernandez largohet nga Milani për €100M

Oferta stratosferike ka arritur, Theo Hernandez largohet nga Milani.

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez është njëri nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë për momentin.

Që nga transferimi i tij në San Siro, Theo ka gjetur formën e duhur dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se PSG synon transferimin e Theos në merkaton e janarit.

Sipas Calcio Mercato, Parisienët janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë euro për kartonin e Theos.

Theo konsiderohet si i paprekshëm te Milani, por një ofertë të tillë Rosonerët vështirë se do ta refuzojnë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here