Emocionale: Mirlind Daku shpërthen në lot pas debutimit me kombëtaren (VIDEO)

Në transfertën e Pragës, Shqipëria ia del të marrë një pikë me shumë vlera ndaj Republikës së Çekisë teksa ndeshja u mbyll në barazimin 1-1.

Kuqezinjtë nuk duhej ta humbisnin këtë ndeshje dhe të besuarit e trajnerit Sylvinho ia dolën me sukses.

Llogaritë janë ende të hapura me Shqipërinë që mbetet në vendin e dytë me shtatë pikë, një më pak se çekët kryesues.

Por, kuqezinjtë janë aty dhe më shumë se kurrë në garë, të dielën ndaj Polonisë na pret një tjetër finale në rrugën drejt Euro 2024.

Mirlind Daku debutoi me kombëtaren e Shqipërisë në barazimin 1-1 ndaj Çekisë në Pragë. Sulmuesi nga Gjilani, i cili luan në Rusi me Rubin Kazan, u përlot në prononcimin për emisionin “KUQEZI” në SuperSport 2. Ku ndër të tjera tha:

Jam pa fjalë, isha totalisht i emocionuar që arrita të debutoja me Kombëtaren shqiptare. Ka qenë një moment shumë i mirë për mua dhe familjen time.

Lotët? Për këtë arsye luftojmë që të bëjmë krenarë popullin tonë. Kjo është më shumë se një Kupë Bote kur sheh gjithë ata njerëz duke na përkrahur.

Rasti? Mendova ta shtyja topin te Bajrami. Por mendova se ishte offside dhe vendosa të pasojë te Muja. Nuk deshi Zoti… Shpresoj që ndeshjet e ardhshme do të jemi më syhapur”, deklaroi Daku.

Momentin emocional mund ta shihni tek minuta 25:15.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here