BOMBË: Jonathan David transferohet në Serie A, por jo te Milani

Jonathan David tek një tjetër gjigant italian.

Sulmuesi kanadez, Jonathan David është njëri nga lojtarët më të përfolur në mediat sportive, falë paraqitjeve mbreslënëse me Lille.

David sezonin e shkuar realizoi 26 gola, ndërsa në sezonin e ri ka realizuar 3 gola në 6-të ndeshje të luajtura.

Sulmuesi kanadez është objektivi kryesorë i Milanit për verën e ardhshme, ndërsa sipas raportimeve të fundit një tjetër gjigant italian është përfshirë në garë për David.

Calcio Mercato, shkruan se Inter synon transferimin e Jonathan David verën e ardhshme dhe Zikaltërit janë të gatshëm ti ofrojnë më tepër para kanadezit për tia rrëmbyer Milanit.

Lille i ka vendosur një çmim prej 60 milionë eurove Jonathan David dhe Neroaxurët do ti ofrojnë klubit francez më tepër bonuse.

Milan apo Inter?, mbetet ta shohim se ku do të transferohet David verën e ardhshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here