Milan ka gati goditjen e së ardhmes.
Milan vazhdon të mbetet më aktiv se kurrë në merkato, me Giorgio Furlani dhe Geoffrey Moncada që tashmë monitorojnë se cilat mund të jenë objektivat e tyre të ardhshëm.
Një nga emrat që tërheq më shumë drejtuesit Rosoner është një lojtar i një ekipi rival në Serinë A.
Siç raporton Calciomercato.com, në fakt, tek Milani po mendojnë për transferimin e qendërmbrojtësit të Atalantës, Giorgio Scalvini.
Giorgio Scalvini është objektivi kryesorë i Milanit për verën e vitit 2024, pasiqë Kalulu dhe Kjaer pritet të largohen nga skuadra.
Për kartonin e Scalvinit Atalanta kërkon 40 milionë euro, ndërsa në operacion mund të përfshihet edhe Charles De Ketelaere, i cili po bën mirë në Bergamo.