E bujshme: Kompania më e vlefshme në botë blen Juventusin për shifrën rekorde

E përditshmja italiane “Il Giornale”, ka zbuluar sot se familja Agnelli, që është për 100 vite në pronëse të Juventus, ka vendosur të nxjerrë në shitje klubin bardhezi.

Një lajm që ka befasuar e tronditur të gjithë, por duket se problemet ekonomike të viteve të fundit kanë detyruar familjen e njohur italiane të bëjë këtë manovër.

Në rast se shitja e klubit ndodh ajo nuk do të kryhet sa hap e mbyll sytë dhe pa dhimbje.

Media e njohur milaneze që ka publikuar lajmin bën një analizë të situatës, sipas së cilës Juventus sot është në krizë dhe Andrea Agnelli është në gjyq për cështje të vjetra, duke u transferuar në Holandë.

Sipas “Il Giornale”, bilanci është negativ, klubi ka shumë humbje dhe e ardhmja financiare nuk duket e ndritur.

Humbjet kanë prekur kuotën e 240 milionë eurove, ndërsa borxhet kalojnë 800 milionë. Për këtë arsye, familja Agnelli e ka nxjerrë në shitje klubin, për vlerën 1.5 miliardë euro.

Sipas Reuters interesim për ta blerë Juventusin ka shfaqur kompania më e vlefshme në botë Apple.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here