Formacioni i mundshëm:Ja si pritet të rreshtohet Milani në derbin ndaj Interit (FOTO)

Pioli ka gati 11-shen anti Inter.

Edhe pse kanë mbetur disa ditë deri në Derby della Madonnina, kanë filluar lajmet se si mund të rreshtohen skuadrat në derbi.

Për Piolin nuk do të jetë aspak e lehtë në derbi, pasiqë Giroud, Kalulu, Theo dhe Maignan janë në pikëpyetje për derbin me Interin.

Pierre Kalulu nuk do të startojë ndaj Interit dhe në vend të tij do të aktivizohet Simon Kjaer.

Sa i përket Giroud te Milani janë optimist se francezi do ta nis ndeshjen nga minuta e parë, ndërsa dyshja Maignan-Theo i ka tejkaluar problemet dhe është e gatshme për derbin me Interin.

Formacioni i mundshëm i Milanit XI (4-3-3): Maignan; Calabria, Thiaw, Kjaer, Theo Hernandez; Krunic, Reijnders, Loftus-Cheek; Pulisic, Giroud, Leao.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here