Inter ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit.
Interi vazhdon të mbetet më aktiv se kurrë në merkatos, me Beppe Marotta dhe Piero Ausilio që tashmë monitorojnë se cilat mund të jenë objektivat e tyre të ardhshëm.
Një nga emrat që tërheq më shumë drejtuesit zikaltër është një lojtar i gjigantit të Premier League.
Siç raporton Calciomercato.com, në fakt, tek Inter-i po mendojnë për Donny van de Beek, i cili nuk bën pjesë në planet e Djajve të Kuq.
Te Inter dëshirojnë të përfitojnë nga kjo mundësi dhe Neroaxurët synojnë huazimin e holandezit me opsion blerjeje.
Vlera e van de Beek në treg është 20 milionë euro, por te Interi janë optimist se mund ta transferojnë për një shifër më të ulët.