Lajm bombastik: Vlahovic largohet nga Juventusi, por mbetet në Serie A

E ardhmja e Dusan Vlahovic tek Juventus është akoma në dyshim.

Sipas ElgolDigital, klubet që u interesuan për serbin gjatë merkatos së verës mund të kthehen në sulm në merkaton e janarit ose atë të verës së ardhshme.

Gjithçka do të varet nga paraqitjet e tij. Do të vlerësohën ndeshjet dhe golat, por edhe marrëdhënia e përgjithshme me ekipin.

Për lojtarin interesohen dy klube, Real Madrid dhe Milan.

Madrilenët kanë mbetur me vetëm një qendërsulmues në ekip dhe për momentin mjaftojnë golat e Bellingham, por në Champions League do t’iu duhet diçka më shumë.

Për këtë arsye, Los Blancos vazhdojnë të monitorojnë Vlahovic, autor i dy golave në fillim të këtij sezoni dhe në qendër të lojës së Allegri-t.

Në Spanjë thonë se Real-i e ka harruar objektivin Vlahovic, por nëse sulmuesi do të ketë një ecuri të mirë para portës, madrilenët mund të ndërrojnë mendje.

Çështja Milan është më shumë një hipotezë, duke marrë parasysh se si kuqezinjtë nuk e kanë zgjidhur akoma përfundimisht çështjen e sulmuesit të së ardhmes.

Në rast se Rosonerët nuk arrijnë të sigurojnë transferimin e Jonathan David verën e ardhshme do të kthejnë vëmendjen kah Vlahovic.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here