Rosonerët kanë gati goditjen e parë për merkaton e janarit.
Milan vazhdon të mbetet më aktiv se kurrë në merkatos, me Giorgio Furlani dhe Geoffrey Moncada që tashmë monitorojnë se cilat mund të jenë objektivat e tyre të ardhshëm.
Një nga emrat që tërheq më shumë drejtuesit kuq e zi është një lojtar i gjigantit të Premier League.
Siç raporton Calciomercato.com, në fakt, tek Milani-i po mendojnë për Giovani Lo Celso, i cili është rikthyer te Tottenham pas huazimit te Villarreali.
Mesfushori argjentinas pëlqehet shumë nga drejtuesit e Milanit dhe Rosonerët kanë tentuar edhe në të kaluarën transferimin e tij.
Lo Celso ka luajtur vetëm 61 minuta këtë sezon te Tottenham dhe në janar Milan do të hidhet në sulm për huazimin e tij.
Edhe pse mesfusha e Milanit është mjaftë e ngjeshur, Rosonerët e shohin Lo Celson si përforcim ideal, pasiqë argjentinasi mund të luajë si mesfushor ofanziv dhe do të ishte zëvendësuesi ideal i Pulisic.