E bujshme: Jadon Sancho në janar tek gjiganti italian

Jadon Sancho nga janari në Serie A.

Sulmuesi anglez, Jadon Sancho bëri bujë të madhe kur në verën e vitit 2021 iu bashkua Manchester United për 85 milionë euro.

Por 23-vjeçari nuk ka arritur të tregojë veten në Old Trafford dhe këtë sezon është lënë jashtë skuadrës nga trajneri Ten-Hag.

Sipas Calciomercato, nga kjo situatë kërkon të përfitojë Juventusi, me Biankonerët që synojnë transferimin e Sancho-s në merkaton e janarit.

Biankonerët janë në kërkim të një sulmuesi për krahun e djathtë dhe e kanë piketuar anglezin si përforcimin ideal.

Te Zonja e Vjetër synojnë huazimin e Sanchos me opsion blerjeje dhe në janar anglezin sipas të gjitha gjasave do ta shohim në Serie A.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here