E FUNDIT: Plas te Milani pas derbit, përplasje mes…

Interi kompletoi një vit perfekt në aspektin e derbit ndaj Milanit, pasi fitoi të 5 përballjet e 2023-shit, dy prej të cilave në kampionat, dy në Champions League dhe një në Superkupën e Italisë.

Zikaltrit triumfuan me rezultatin 5-1 pasditen e të shtunës në “San Siro”, aty ku diferencën e bëri armeni Heinrikh Mkhitaryan me dy gola e një asist, por nuk mbeti pas as Marcus Thuram, që tregoi se është vendimtar, veçanërisht në pjesën e parë.

Fitoren e Interit e vulosën Calhanoglu dhe Frattesi, duke poshtëruar kështu Milanin e Piolit.

Gazetari i njohur Daniele Longo, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se pas ndeshjes Furlani dhe Moncada janë përplasur me Piolin dhe lojtarët e skuadrës në dhomat e zhveshjes.

Drejtuesit e Milanit nuk kanë qenë aspak të kënaqur nga rezultati i ndeshjes, por edhe nga mënyra se si Pioli e menaxhoi skuadrën.

Furlani dhe Moncada gjatë merkatos së verës ia siguruan Piolit të gjithë lojtarët që kishte kërkuar, por kjo nuk mjaftoi që Milan të shmang humbjen e pestë rradhazi në derbi.

&nbsp

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here