Inter ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit.
Pavarësisht se merkato është mbyllur, drejtuesit zikaltër po punojnë dhe po monitorojnë profilet që mund t’i dhurojnë trajnerit Inzaghi në merkaton e dimrit.
Ideja e fundit e Marotta-s dhe Ausilio-s luan në La Liga, më saktësisht te Real Betis.
Bëhet fjalë për Guido Rodriguez, protagonist në fitoren e Copa Del Rey sezonin e kaluar dhe Botërorin me Argjentinën në Katar.
Mesfushorit argjentinas i skadon kontrata me Betisin verën e ardhshme dhe drejtuesit e klubit do ta nxjerrin në shitje në merkaton e dimrit.
Vlera e Rodriguez është 30 milionë euro, por drejtuesit e Betis janë të hapur ta lënë të lirë për vetëm 10 milionë euro.
Marotta synon të përfitojë nga kjo mundësi dhe sipas mediave spanjolle, ka nisur bisedimet me agjentin e argjentinasit.