U dëmtua ndaj Newcastle, ja kur rikthehet Maignan të luajë me Milanin

Mike Maignan doli i dëmtuar nga fusha e lojës përballë Newcastle në Champions League, me vendin e tij që e zuri Sportiello.

Gjithsesi duket se në kampion kuqezi nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, me gardianin francez që ka kryer analizat ditën e sotme, të cilat flasin në favor të tij.

Siç bëhet me dije nga mediat italiane, Maignan do të mungojë vetëm ndeshjen e fundjavës përballë Veronës dhe do të rikthehet mesjavën tjetër kundër Cagliarit, po ashtu e vlefshme për kampionat.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here