Lajm bombastik nga Spanja, Luka Modric transferohet në Serie A.
Mesfushori kroat, Luka Modric ka vendosur që të largohet nga skuadra e Real Madridit.
E përditshmja spanjolle Marca, shkruan se Modric ka njoftuar klubin se dëshiron të largohet në afatin kalimtar të janarit.
Kroati ka marrë këtë vendim, pasiqë nuk është i kënaqur me minutat që po luan këtë sezon.
38-vjeçari, i cili e rinovoi kontratën me Realin disa muaj më parë, ka luajtur vetëm 242 minuta këtë sezon në të gjitha kompeticionet.
Modric ka kontratë me Los Blancos deri në verën e vitit 2024, por palët janë të gatshme që ta ndërpresin bashkëpunimin në janar.
Sipas Marca, Modric do ta vazhdojë karrierën në Itali, pasiqë interesim për të ka shfaqur Interi.
Neroaxurët janë të gatshëm ta transferojnë Modric në merkaton e janarit, pasiqë Asllani sipas të gjitha gjasave do të largohet nga skuadra.
Zikaltrit do ti ofrojnë Modricit kontratë deri në fund të sezonit me mundësi vazhdimi edhe për një vit.