E bujshme: Rodrigo De Paul transferohet te gjiganti italian për €30M në merkaton e janarit

Rodrigo De Paul rikthehet në Serie A.

Mesfushori argjentinas, Rodrigo De Paul, është i lidhur me një rikthim në Serie A, për një kohë të gjatë.

De Paul ka luajtur në 3 ndeshje këtë sezon duke realizuar 2 asistime ndërsa kontrata me Atleticon i skadon në vitin 2026.

Sipas Calciomercato, Juventus synon transferimin e De Paul në merkaton e janarit dhe Biankonerët janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro.

Drejtuesit e Zonjës së Vjetër e kanë piketuar De Paul si zëvendësuesin ideal të Pogba, i cili është pezulluar pas skandalit me doping.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here