E kërkon gjiganti europian, Davide Calabria largohet nga Milani

E bujshme, Davide Calabria largohet nga Milani.

Kapiteni i Milanit, Davide Calabria është njëri nga lojtarët më të kritikuar nga tifozët e Rosonerëve.

Calabria konsiderohet si pika më e dobët e skuadrës dhe sipas raportimeve të fundit italiani mund të largohet nga Milani pas përfundimit të sezonit.

Portali i njohur spanjoll për transferimet e lojtarëve fichajes.net, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Calabria ka përfunduar në orbitën e Realit.

Carlo Ancelotti e ka piketuar Calabrian si zëvendësuesin ideal të Dani Carvajal, pasiqë spanjolli do të largohet nga Reali verën e ardhshme.

Calabria ka kontratë me Milanin deri në vitin 2025, ndërsa vlera e tij në treg është 20 milionë euro.

Në rast se nuk rinovon kontratën, drejtuesit e Milanit do ta lënë të lirë verën e ardhshme për 15 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here