E BUJSHME: Milan transferon bomberin 40 milionësh nga Premier League

Milan ka gjetur bomberin e ri.

Pavarësisht se merkato është mbyllur, drejtuesit kuqezi po punojnë dhe po monitorojnë profilet që mund t’i dhurojnë trajnerit Pioli.

Ideja e fundit e Furlanit dhe Moncadas luan në Premier League, më saktësisht te Aston Villa.

Sipas Gazzetta dello Sport, Milan po përgatit ofertën për qendërsulmuesin anglez, Ollie Watkins.

Te Milani e kanë piketuar Watkins si zëvendësuesin e Giroud dhe Rosonerët synojnë transferimin e 27-vjeçarit verën e ardhshme.

Watkins ka realizuar 3 gola dhe 2 asistime në 8 ndeshje këtë edicion, ndërsa vlera e tij në treg është 40 milionë euro.

Ai ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2025 dhe te Milani besojnë se mund ta transferojnë për një shifër më të ulët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here