Inter-i duket se nuk ka ndërmend të ndalet në këtë fillim të sezonit.
Zikaltrit kanë mundur 1-0 Empoli-n dhe kanë marrë kështu fitoren e pestë në po kaq ndeshje të luajtura në kampionatin italian.
Një fitore që e lejon skuadrën e Simone Inzgahi-t të shkëputet në renditje dhe të kryesojë e vetme me 15 pikë.
Autor i golit të fitores ishte Federico Dimarco, i cili realizoi në minutën e 51-të. Një gol kryevepër që ka vendosur ndeshjen dhe i ka dhuruar tri pikët e radhës Inter-it.
Por goli i Dimarcos po përflitet në rrjete sociale se ishte i parregullt, pasiqë Alessandro Bastoni i cili ishte në pozicion jashtë loje ka penguar pamjen e Etrit Berishës.
Pamjet janë bërë virale dhe tashmë ka polemika rreth vendimit të arbitrit për të mos e rishikuar golin me VAR.
Il gol dell’1-0 dell’#Inter è irregolare, il #Var sarebbe dovuto intervenire per annullare la rete di #DiMarco#Bastoni è in evidente fuorigioco e sulla traiettoria di tiro ostruendo la visuale di #Berisha
Non possiamo sapere se il portiere vedendo prima il tiro sarebbe… pic.twitter.com/tqLIUWlgna
— Jorgji D Gagu (@JorgjiG) September 24, 2023