Nuk po i ecën te Chelsea, Mudryk në janar tek gjiganti italian

E bujshme, Mikhaylo Mudryk transferohet në Serie A.

Sulmuesi ukrainas, Mikhaylo Mudryk bëri bujë të madhe kur në janar të këtij viti nga Shakhtar Donetsk u transferua te Chelsea për 70 milionë euro.

Mudryk nuk ka arritur të realizojë asnjë gol me Blutë e Londrës dhe në janar do të largohet nga Stamford Bridge.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Juventus synon huazimin e ukrainasit në merkaton e janarit.

Biankonerët janë në kërkim të përforcimeve për vijën e sulmit dhe besojnë se Mudryk mund ta gjejë formën e duhur në Allianz Stadium.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here