Milan ka gati goditjen e parë për merakton e janarit.
Pavarësisht se merkato është mbyllur, drejtuesit kuqezi po punojnë dhe po monitorojnë profilet që mund t’i dhurojnë trajnerit Pioli.
Ideja e fundit e Furlanit dhe Moncadas luan në Bundesligë, më saktësisht te Borussia Dortmund.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Milionerëve, Giovanni Reyna, i cili ka rënë në plan të dytë pas lëndimit të pësuar në qershor.
Reyna është rikuperuar nga lëndimi, por këtë sezon nuk ka luajtur asnjë ndeshje, ndërsa sezonin e shkuar realizoi 7 gola dhe 3 asistime në 30 ndeshje.
Christian Pulisic ia ka propozuar drejtuesve të Milanit transferimin e Reynas në merakton e janarit.
Milan synon huazimin e Reynas me opsion blerjeje dhe drejtuesit e Dortmund janë të hapur ta lënë të lirë.
Reyna luan si mesfushor ofanziv, por mund të luaj edhe nga krahët e sulmit, duke i dhënë kështu Piolit edhe më tepër opsione në repartin ofanziv.