Po shkëlqen këtë sezon, Dimarco largohet nga Interi për €50m

Oferta tunduese ka arritur, Dimarco largohet nga Interi.

Mbrojtësi i Interit, Federico Dimarco po shkëlqen me zikaltrit këtë sezon duke realizuar 1 gol dhe 3 asistime në 6 ndeshje të luajtura.

Asnjë mbrojtës nuk ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në më shumë gola në 5 ligat më të mira evropiane këtë sezon sesa Federico Dimarco dhe 25-vjeçari ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve anglez.

Sipas Calciomercato, Manchester City dhe Chelsea synojnë transferimin e Dimarcos verën e ardhshme dhe për kartonin e tij janë të gatshme të ofrojnë më së paku 50 milionë euro.

Dimarco konsiderohet si e ardhmja e Interit, por te zikaltrit askush nuk i shpëton rregullave të tregut.

Në rast se në adresë të klubit arrin një ofertë e tillë, drejtuesit e Interit janë të gatshëm ta lënë të lirë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here