E bujshme: Inter zëvendëson Arnautovic me sulmuesin për të cilin po flet e gjithë Italia

Interi ka mbetur me tre futbollistë në fazën ofensive dhe aspiratat e klubit janë të larta, çka do të thotë se zikaltrit kërkojnë më tepër përforcime në gjetjen e golit.

Lëndimi i papritur nga Marko Arnautovic ka bërë që drejtori sportiv i kryesuesve në Serinë A, Ausilio, të vihet në lëvizje.

Në takimin Monza-Lecce, “arkitekti” i transferimeve në strehën e Interit, është evidentuar dhe shkaku i prezencës, i cili përkon me sulmuesin Nikola Krstovic.

Lojtari nga Mali i Zi është 185 centimetra i gjatë dhe ka dëshmuar se është mjeshtër goli në kampionatin italian, teksa numëron 3 gola pas 4 paraqitjesh me Leçen.

Edhe pse vlera e 23-vjeçarit nuk e kalon shifrën e 2.2 milionë eurove sipas mediumit të “Transfermarkt”, ekipi që zotëron kartonin nuk e ka në plan të lërë ta lirë në merkaton e dimrit për këtë shumë, ndërsa në garë gjenden edhe rivalët e Milanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here