Arrihet marrëveshja: Khephren Thuram në janar tek gjiganti italian

E bujshme, Khephren Thuram transferohet në Serie A.

Mesfushori i Nice, Khephren Thuram ishte mjaftë i përfolur gjatë merkatos së verës, pasiqë disa skuadra dëshironin shërbimet e tij.

Thuram rinovoi kontratën me Nice deri në vitin 2025, por ky do të jetë sezoni i tij i fundit me skuadrën franceze.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Thuram në janar do të transferohet në Serie A.

Sipas Calciomercato, Thuram ka arritur marrëveshje verbale me Juventusin dhe tani mbetet që Biankonerët të arrijnë marrëveshje me Nice.

Zonja e Vjetër është në kërkim të një mesfushori pas suspendimit të Pogbas dhe Giuntoli e ka piketuar Thuram si përforcimin ideal.

Për Thuram Zonja e Vjetër do të ofrojë 30 milionë euro, shifër të cilën Nice pritet ta pranojë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here