Milan ka mundur 2-0 Lazio-n në San Siro dhe ka marrë fitoren e radhës në kampionat.
Fitore e merituar dhe vuajtur për skuadrën e Stefano Pioli-t. Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim pa gola, sfida është zhbllokuar minutën e 60-të.
Ka qenë Pulisic që ka shënuar për Djallin pas një topi të futur në zonën e rreptësisë nga Rafael Leao.
Pas disa rasteve të pashfrytëzuara nga Mussa dhe Pulisic, në minutën e 88-të ka ardhur goli i dytë për milanezët i shënuar nga Okafor, me Leao-n përsëri protagonist me asistin e dytë të dhënë.
Kamerat kanë kapur një moment interesant pas golit të Okafor, kur ky i fundit e festoi dy herë në mënyrën e njejtë. Okafor u sigurua që kamerat ta kapnin festën e tij.
Okafor did the celebration twice in case the cameras didn’t catch him the first time💀💀 pic.twitter.com/5ZTgx3rejN
— 🦅 (@nemaccer) September 30, 2023