Po shkëlqen këtë sezon, Lautaro largohet nga Interi për €100m

Oferta stratosferike ka arritur, Lautaro largohet nga Interi.

Lautaro Martinez është sulmuesi më i mirë në Europë për momentin duke realizuar 10 gola në 8 ndeshje të luajtura.

Sulmuesi argjentinas realizoi katër gola mbrëmë ndaj Salernitanës duke çmendur kështu gjigantët europian.

Sipas Calciomercato, Manchester United synon transferimin e Lautaros dhe Djajtë e Kuq janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë euro.

Drejtuesit e Interit vështirë se do ta pranojnë ofertën e United, pasiqë i kanë vendosur një çmim prej 150 milionë eurove.

Sulmuesi argjentinas gjithashtu ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë te Interi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here