Dalin testet, ja kur rikthehet Loftus-Cheek të luajë me Milanin

U dëmtua ndaj Lazios, ja kur rikthehet të luajë me Milanin Ruben Loftus-Cheek.

Ruben Loftus-Cheek doli i dëmtuar nga fusha e lojës përballë Lazios, me vendin e tij që e zuri Yunus Musah.

Gjithsesi duket se për mesufushorin kuqezi nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, që ka kryer analizat ditën e sotme, të cilat flasin për një lëndim të shkallës së ulët.

Siç bëhet me dije nga mediat italiane, Loftus-Cheek do të mungojë vetëm në dy ndeshje ndaj Borussia Dortmund dhe Genoa.

Sipas analizave, anglezi pritet të rikuperohet për derbin e 22 tetorit me Juventusin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here