Inter shijon fitoren e madhe 4-0 të marrë kundër Salernitana-s.
Megjithatë, njëkohësisht duhet të mendojë për t’u mbrojtur nga sulmet e klubeve të mëdha të Europës.
Real Madrid, në fakt, duket se ka vënë në shënjestër një titullar të skuadrës së Simone Inzaghi-t, sipas mediave italiane.
Carlo Ancelotti ka vendosur të bëjë një goditje të fundit të madhe para se të largohet nga Real Madrid. Po flasim për Federico Dimarco.
Zikaltrit janë të hapur ta lënë të lirë për 70 milionë euro, shifër të cilën Madrilenët janë të gatshëm ta paguajnë.