Mehdi Taremi transferohet në Serie A.
Qendërsulmuesi i Portos, Mehdi Taremi ishte njëri nga lojtarët më të përfolur gjatë merkatos së verës.
Taremi ishte i lidhur me një transferim te Interi dhe Milani, por në fund kalimi i tij në Milano nuk u realizua, për shkak të kërkesave të larta të Portos.
Por sulmuesi iranian duket se do të transferohet në Itali në janar, pasiqë kontrata i skadon në fund të sezonit.
Sipas mediave italiane, skautët e Interit ishin të pranishëm gjatë fundjavës së shkuar në derbin Benfica-Porto për ta ndjekur Taremin nga afër.
Zikaltrit synojnë afrimin e Taremit në merakton e dimrit dhe operacioni pritet të kap vlerën e 10 milionë eurove.