BOMBA E JANARIT: Newcastle transferon yllin e Serie A për €80m

Nuk mbaron me Tonalin, Newcastle përsëri për shopping në Serie A.

Pasi siguroi shërbimet e Sandro Tonalit nga Milani për 80 milionë euro, Newcastle po përgatit një tjetër goditje të madhe në Serie A.

Objektivi i madh i bardhezinjve, të cilët po garojnë në grupet e Champions League, është Federico Chiesa.

Sulmuesi italian e ka rigjetur formën e duhur pas lëndimit të rëndë, duke realizuar 4 gola dhe 1 asistim në 7 ndeshje të luajtura këtë sezon.

Klubi anglez ka gati 80 milionë euro për kartonin e sulmuesit të majtë. Drejtuesit e Juventusit janë të hapur ta lënë të lirë Chiesan në janar, pasiqë kontrata i skadon në vitin 2025.

Te Zonja e Vjetër do ta ndjekin shembullin e Milanit, që me paratë e arkëtuara nga Tonali transferuan disa lojtarë në repartet e tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here