BOMBË NGA SPANJA: Vlahovic transferohet te rivalët e Juventusit

Duan Vlahovic largohet nga Juventusi, por mbetet në Serie A.

Dusan Vlahovic po shkëlqen në këtë fillim të sezonit me Juventus-in. Serbi ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 1 asist në 6 ndeshje të luajtura, me një mesatare prej 1 goli çdo 105′.

Falë paraqitjeve të mira, Vlahovic ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian, ndërsa sipas raportimeve të fundit në garë për shërbimet e tij është përfshirë edhe një gjigant italian.

Portali i njohur spanjoll elgoldigital, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Napoli e ka piketuar Vlahovic si zëvendësuesin e Victor Osimhen.

Osimhen pritet të largohet nga Napoli verën e ardhshme dhe nga shitja e tij napoletanët do të arkëtojnë më së paku 100 milionë euro.

Me paratë e arkëtuara nga shitja e Osimhen, Napoli do të hidhet në sulm për transferimin e Vlahovic, i cili pritet të kushtojë më së paku 70 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here