Milan nuk ka të ndalur: Rosonerët transferojnë katër yje në merkaton e janarit

Milan ka gati katër super përforcime për merkaton e janarit.

Milan është rikthyer në krye të Serie A me dy pikë më tepër se Interi, pas fitores me Genoan në transfertë.

Pas 8 ndeshjeve të luajtura Rosonerët janë në krye të Serie A, ndërsa drejtuesit  po punojnë dhe po monitorojnë profilet që mund t’i dhurojnë trajnerit Pioli në janar.

Sipas Calciomercato, Milan synon transferimin e katër yjeve në merkaton e janarit.

Bëhet fjalë për Joe Scally, Kiliann Sildillia, Juan Miranda dhe Jonathan David.

Joe Scally i cili luan te Borussia Monchengladbach është përforcimi ideal për repartin e mbrojtjes, pasiqë amerikani luan si mbrojtës i djathtë, por mund të luajë edhe nga ana e majtë.

Kiliann Sildilla i cili luan te Freiburg, është qendërmbrojtës, por edhe mbrojtës i krahut të djathtë.

Për dyshen e Bundesligës, Rosonerët do të duhet të shpenzojnë 30 milionë euro.

Juan Miranda luan te Betis dhe Rosonerët e kanë piketuar si zëvendësuesin ideal të Theo Hernandez. Spanjollit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe transferimi i tij do ti kushtonte Milanin 5 milionë euro.

Jonathan David është objektivi i madh i Milanit për vijën e sulmit. Kanadezi ka realizuar 4 gola dhe një asistim në 11 ndeshje këtë sezon. Rosonerët do të tentojnë afrimin e tij që në janar, operacion që pritet të kushtojë më së paku 50 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here